20 VJET TRADITË, CILËSI, PËRVOJË


Rreth nesh


Kompania Mashinoeksport është themeluar në vitin 1991 në Shkup dhe është një nga kompanitë më të njohura në Republikën e Maqedonisë. Kompania ka veprimtari kryesore prodhimin e pjesëve mekanike rezervë dhe punimin e makinave për nevojat e industrisë.

Mashinoeksport ka për qëllim kryesor realizimin me sukses dhe përgjegjësi të kërkesave dhe nevojave të veçanta të klientëve. Zhvillimi dhe funksionimi shumëvjeçar i kompanisë sonë lidhet ngushtë me kuadrot me kualifikime të larta, të angazhuar brenda kompanisë dhe me risitë dhe ndryshimet e vazhdueshme që bëhen gjatë punës.

Ne kemi për mision plotësimin e nevojave të klientëve tanë nëpërmjet cilësisë së lartë të produkteve dhe shërbimeve tona. Funksionimi 20-vjeçar në tregun vendas është një fakt i mjaftueshëm që tregon për seriozitetin tonë, stabilitetin dhe raportet korrekte, si dhe për përkushtimin ndaj klientëve tanë. Ne vazhduam të funksionojmë edhe në kohërat më të vështira.

Ne gjithmonë synojmë të arrijmë cilësi të lartë me çmime që përshtaten me tregun vendas. Gjatë punës ne kemi realizuar kontakte të rëndësishme dhe kemi lidhur kontrata të rëndësishme me kompani serioze, vendase dhe të huaja.

Ne Përdorim teknologji moderne dhe lëndë të parë cilësore. Produktet tona punohen me lëndë të parë cilësore, ndërsa veglat dhe pajisjet janë në hap me arritjet më të reja. Ndërkaq, prodhimi ynë bazohet në standardet ndërkombëtare. Një përqindje e madhe e prodhimit tonë është dedikuar për eksport. Ne synojmë që me kalimin e kohës ta përmirësojmë pozicionin tonë në tregun vendas. Gjithashtu, kemi në plan të mos ndalemi me investimet në teknologji moderne, me qëllim të rritjes së efikasitetit gjatë prodhimit.